HISTORIA E SKËNDERBEUT NUK ËSHTË AS MIT
E AS LEGJENDË POR NJË HISTORI E VËRTET
Pse Grekët dhe Serbët sulmojnë sot Skënderbeun (i quajtur prej Vatikanit si « ushtar e hero i krishterimit »), figurë madhore e qëndresës shqiptare ndaj pushtimit otoman?
Shkruan: Mathieu Aref (Arif Mati)
Që kur Shqipëria u çlirua prej komunizmit (u bënë plot 18 vjet!) e që kur Kosova u bë e pavarur (megjithë refuzimin e Serbisë, Rusisë dhe mosnjohjes të ndonjë shteti tjetër i pashtruar) nepsi për tokat shqiptare po shton oreksin e Greqisë për jugun e Shqipërisë dhe të Serbisë për një ndarje etnike të Kosovës. Për Serbët, si dhe për Grekët, të gjitha mjetet janë të pranueshme për të manipuluar mendjet, me qellim që e tërë bota të besojë në vërtetësinë e pretendimeve të tyre. Nëpërmjet besimit fetar, Grekët duan të përforcojnë praninë e Kishës ortodokse në Shqipëri (veçanërisht në jug) dhe me kalimin e kohës, të penetrojnë pabesisht, për të arritur si përfundim pushtimin paqësor të jugut shqiptar (çfarë utopie!). Serbët (të mbështetur në zellin e fesë ortodokse) dëshirojnë të bindin botën mbarë, dhe veçanërisht Bashkimin Evropian, se Kosova qenka djepi i Serbisë.
Kjo goditje kundra Skënderbeut, figurës madhore kombëtare shqiptare, nuk është e paqëllimtë, ajo dëshmon se demonët e vjetër trazojnë edhe në ditët e sotme, disa shpirtra hakmarrës dhe një dogmatizëm fetar që është ende gjallë. Për të sqaruar më mirë këtë çështje, po bëj një shqyrtim shumë të përmbledhur (ndonëse do të duhej të shkruhej një libër i tërë) të këtij debati steril dhe shumë të rrezikshëm, të krijuar nga dy vende fqinjë të Shqipërisë, mëmëdheut të të gjithë Shqiptarëve kudo në botë. Fatkeqësisht, këto lloj pohimesh, të dëmshme dhe të pavërteta, ideologjish dhe analizash boshe si dhe veprime keqdashëse, që kryhen nga armiqtë e huaj, janë përqafuar dhe po përsëriten përsosmërish, pa asnjë pjekuri e ndershmëri nga ca shqiptarë: gazetarë të mediave të ndryshme, shkrimtarë të doktrinuar, analistë e komentues të tjerë. Është vërtet për të ardhur keq, që disa shqiptarë, marrin stafetën e armiqve të Shqipërisë e të shqiptarizmës.
Përveç tentativave të tyre manipuluese e të gënjeshtërta, Grekët ashtu si dhe Serbët (një aleancë fetare, një bashkim i shenjtëruar apo luftë e shenjtë?) kanë hapur këto kohët e fundit një shteg të ri për pretendimet e tyre: të sulmojnë historinë e Shqipërisë dhe tërësinë e saj tokësore, po kështu dhe figurat e mëdha të shqiptarizmës e në mënyrë të veçantë atë të Skënderbeut. Të gjitha këto sulme, këto manipulime e vullgaritete historike janë jo vetëm të palogjikshme dhe të pabazuara, por njëkohësisht të ulta e shpifëse. Ato nuk mbështeten mbi asnjë themel, asnjë argument vërtetues dhe provë historike. Qëllimi i tyre është i qartë.
Serbët gjithmonë kanë pretenduar se Kosovarët (territori i të cilëve s'është gjë tjetër veçse ai i Dardanisë së lashtë, emër që shpjegohet bukur nga shqipja si "vendi i dardhave") nuk qenkan "autoktonë" por një popullsi e ardhur nga Shqipëria, Turqia apo gjetiu! Ndërkohë që historia e shkruar dhe e mirënjohur pohon se Sllavët e jugut janë shfaqur në Ballkan veçse andej nga fundi i shk. VI-të apo të VII’të erës sonë dhe ata pushtuan hapësirën tokësore (nga dy anët e Danubit deri në Greqi, e nga Adriatiku deri në Detin e Zi) që u përkisnin Ilirëve (Panonëve, Istrianëve, Venetëve, Liburnëve, Dalmatëve, Dardanëve, Tribalëve etj) dhe Trakëve (Dakëve, Gjetëve, Brigëve, Mesianëve, etj) që, në pjesën më të madhe i asimiluan duke marrë një pjesë të kulturës e traditave të tyre (fjalë, kostume popullore, rapsodi, etj).
Të gjitha tribut e para sllave (Sërbe, Sllovene, Kroate) dhe Bullgare u kristjanizuan vetëm në shek. IX të erës sonë pas krishtit, nga dy prifterinj grekë sllavofone: Cirili dhe Metodi. Që nga kjo kohë ata filluan të ndërtojnë disa kisha nëpër Ballkan dhe veçanerisht në zonën shumë të bukur të liqeneve të Ohrit e të Prespës. Deri në ditët e sotme, fanatizmi dhe nacionalizmi i kishës ortodokse nuk kanë rreshtur. Madje, në mënyrë të çuditshme, sërbët transformuan një dështim (fusha e Mëllënjave - Kosovë - 1389) në një fitore, në një simbol kombëtar, dhe bëjnë të besohet se kjo qe një luftë vetëm midis Serbëve dhe Otomanëve, ndërkohë që ishte një luftë shumë-etnike kundër trupave turke e zhvilluar nga hungarezët, shqiptarët, serbët, bullgarët, etj.! Pa harruar se në këtë beteje u vra sulltani otoman Murati i I’rë, pikërisht nga një Shqiptar! Ja pra si qëndron Historia, ajo e vërteta!
Për sa u përket Grekëve, këta pretendojnë, pa të drejtë, jugun e Shqipërisë d.m.th. Veriun e Epirit të lashtë. Për ç'arësye?
1. Pikësëpari, ata mendojnë se Epiri ishte një provincë greke. Dhe shkojnë deri aty sa pohojnë se etnia greke vjen nga veriu i Greqisë, d.m.th. Epiri, ndërkohë që kjo zonë s'ka qenë kurrë pjese e Greqisë. Qenë Romakët, që pas pushtimit të mirëfilltë të Greqisë, sajuan një "Greqi të re" duke përfshirë aty Maqedoninë, Thrakën dhe Epirin. Straboni, (fillimi i erës së krishterë: vitit 58 para Krishtit - 21 apo 25 pas Krishtit), pohonte se në kohën e tij Epiri ndodhej jashtë Greqisë. Të gjithë autorët e lashtë (shek. VI dhe V para Krishtit), pa përjashtim, e trajtonin Thesprotine (emri i lashtë i Epirit) si një vend të populluar nga "barbarët" që do të thotë "ata që s'flasin greqisht". Zanafilla e kësaj legjende, qe një gabim i Aristotelit (cituar në librin tim të fundit "Mikenët = Pellazgët" - përkthyer në shqip në vitin 2008 nga shtëpia botuese Plejad). Duhet të shtoj se tekstet e para të shkruara në greqisht (të Homerit dhe Hesiodit) nuk kanë përmëndur as Helenët, as Dorët dhe as Ionët. Në raste të rralla kur këto emra janë përmëndur, bëhet fjalë për ndërfutje (shtojsa) të mëvonshme të bëra nga disa logografe (shkrues) helenofilë: kjo vërtetohet prej "kritikëve të Aleksandrisë". Nga ana tjetër duhet shënuar fakti që shumica e heronjve të pavarësisë greke të shek. XIX-të ishin me origjinë epiro-shqiptare apo Arvanitë (si dhe shumë burra të politikës, si Papandreu): Boçari, Tsavallas, Bubulina, Kanaris, etj. Ç'u mbeti grekëve? Skënderbeu?!
2. Në vazhdim meqenëse jugu i Shqipërisë (i quajtur prej Grekëve "Epiri i Veriut") u konvertua në fenë ortodokse, Grekët kanë bërë të besohet (dhe vazhdojnë ta bëjnë) se Shqiptarët ortodoksë paskan qenë dhe janë Grekë, ndërkohë që në Shqipëri janë gjithesej 40 mijë grekë të mirëfilltë. Pra Grekët dhe Serbët e konsiderojnë "fenë" si "kombësi"!?! Ishin organet e Bashkimit Europian që ju imponuan Grekëve heqjen nga pasaporta, përkatësinë fetare. Ashtu siç Serbët kërkojnë "copëtimin" e Kosovës, Grekët duan një copë të Shqipërisë: strategjia e tyre ka kohë që ka nisur duke formuar një "bashki separatiste" (shqiptare të nënshtruar fanatizmit të kishës ortodokse!) në Himarë në Jug të Shqipërisë. Po kjo Kishë ortodokse, e mbështetur nga shteti grek, kërkon ngritjen e "monumenteve për të rënët" të ushtarëve grekë në jug të Shqipërisë, etj etj. Është për tu vënë në dukje gjithashtu se kisha ortodokse shqiptare drejtohet nga një klerik i ardhur prej Greqisë si duket për një nënshtrim grek të radhës, mbi asamblenë e episkopatit ortodoks shqiptar. A janë kaq naivë autoritetet shqiptare, për t'iu lënë dorë të lirë Grekëve?
3. Nuk duhet të harrojmë se ndërmjet viteve 1920 dhe 1924 Greqia ka ndërmarë pastrimin e parë etnik dhe etnocid [shkatërrimin e identitetit kulturor dhe shpirtëror të një populli - shënim i përkthyesit] në Europe: shpërnguljen e më shumë se 450 000 Shqiptarëve të Epirit të jugut (nën dominimin grek) drejt Turqisë kundrejt kthimit të 1 500 000 grekëve të Turqisë drejt Epirit. Ata donin të na bënin të besojmë se këta Shqiptarë "myslimanë" ishin Turq (pikërisht siç bënë serbët me Kosovarët)! Kështu ata i zëvendësuan shqiptarët e përzënë nga Epiri, me Grekë të ardhur nga Anatolia. Por nuk flitet aq sa duhet për këtë problem të rëndë që duhet ta denoncojmë njëzëri dhe në mënyrë zyrtare tek organet e "Amnistie Internacional". Një tjetër marrëzi është duke u bërë në ditët e sotme në Greqi: autoritetet greke i shtyjnë emigrantët shqiptarë të "greqizojnë" emrin dhe mbiemrin, madje të ndërrojnë edhe fenë. U japin madje edhe kombësinë greke! Çfarë bëjnë organismat europiane për të ndaluar këtë veprim të turpshëm të ç'kombëtarizimit masiv, dhe të manipulimeve të papërgjegjshme, shqetësuese, çnjerëzore dhe të turpshme? A nuk shkelen të Drejtat e Njeriut" në Greqi, anëtar i BE’së?
Tashmë, për ta përforcuar më mirë këtë fushatë antishqiptare, ata sulmojnë pa u hyrë gjembi në këmbë, identitetin shqiptar e sidomos heroin e tij kombëtar "Skënderbeun". Ata dëshirojnë të ç'kombëtarizojnë Shqiptaret duke u mohuar çdo lidhje me të kaluarën e tyre të famshme. Grekët duan edhe një herë, të vjedhin Historinë e tyre, ashtu siç bënë me paraardhësit e tyre Pellazgë, të cilëve, ata ju përvetësuan një pjesë të madhe të kulturës, traditave dhe mitollogjisë së tyre.
Gjergj Kastrioti (1405-1468), i mbiquajtur "Skënderbe" ("Zot Aleksandër" d.m.th. i denjë për bëmat e Aleksandërit të Madh) prej Otomanëvë, është hero kombëtar shqiptar i njohur nga të gjithë historianët e të gjitha vendeve mbarë, siç e vërtetojnë arkivat otomane, të Vatikanit, spanjolle, italiane, franceze, ato të lindjes, etj. Kjo është e shkruar e zezë mbi të bardhë . Për rrjedhojë, të gjithë këta shpirtzinj nuk do të mundin kurrë të ndryshojnë historinë e shkruar dhe të pranuar njëzëri. Duhet shënuar se për nder të Skënderbeut shqiptar, shumë biografë (nga të cilët më i rëndësishmi është Barleti në shek. XVI), shkrime historike (si ai i Jacques de Lavardin, Paganelit, Hammer-purgstall), shumë tragjedi dhe drama nga të cilat një gjysmë_duzinë në Francë e të tjera në Spanjë, ku ai qe një figure e madhe e Teatrit spanjoll, në poema si ajo e shkruar nga Ronsardi dhe një opera e kompozitorit të madh Vivaldi etj. qenë shkruar gjithandej në Europë e më gjerë.
Së fundi, me që Skënderbeu ishte i krishterë dhe mbret i Arbërisë (Shqipërisë) dhe i Epirit (i populluar në atë kohë kryesisht nga shqiptare) u dashka me ia vesh atij nënshtetësinë greke ose serbe etj. Skënderbeu është vlerësuar si një hero autentik shqiptar. Deri më sot asnjëri nuk ka vërtetuar të kundërtën. Pra sot nuk kërkohet veçse të njolloset kujtimi i tij, të turbullohen shpirtrat dhe të mbillet përçarja jo vetëm mes Shqiptarëve por edhe ndërmjet popujve e shteteve të tjera të botës. Grekët dhe Serbët e përshkruajnë, me shumë këmbëngulje, figurën e Skënderbeut si një lloj "miti" që shqiptarët e paskan përvetësuar! Fjala "mit" e përdorur nga armiqtë e historisë heroike të Shqiptarëve, merret këtu në kuptimin negativ të saj. Historia e Skënderbeut nuk është as mit e as legjendë por një histori e vërtetë e njohur nga të gjitha Shtetet e shek. të XV’të si dhe Vatikani, e nga të gjitha arkivat historike të Shteteve të kësaj epoke. Kjo egërsi anti-shqiptare, ky denigrim pa shkak, këto manipulime të ulëta e kjo fushatë shpifëse nuk nderon askënd. Përkundrazi, kjo rrezikon t'i vihet zjarri barutit, në këtë zonë të Ballkanit që është populluar prej pushtuesve të ndryshëm dhe që përmbledh një shumëllojshmëri të tillë etnike, gjuhësore, kulturore, politike (mozaik etnik, dhe Kullë Babeli) që jo më kot është quajtur "fuçi baruti".
Veprimet me paramendim dhe provokimi nga ana e serbo-grekëve janë më se të dukshëm: ata dëshirojnë të prishin imazhin e Shqiptarëve dhe të heronjve të tyre. Shpresoj qe t'iu vijë mëndja (arsyeja) dhe të hedhin tutje këtë armiqësi të kotë e këtë urrejtje të gjatë shekullore. I kërkoj sidomos autoriteteve shqiptare të jenë vigjilent, të mos dorëzohen ndaj sirenave serbo-greke: mos u bëni naive. Duhet qëndruar syhapur kundrejt çdo prekje të integritetit tokësor te Shqipërisë e Kosovës e të dinjitetit të tyre si shtete sovrane. A duhet shitur shpirti e dinjiteti thjesht për të hyrë në Bashkimin Europian? Historia dhe e ardhmja do të jenë gjykatësit e vetëm.
Shënime biografike:
Aref Mati (Mathieu Aref) ka lindur me 1 mars 1938 në Kajro të Egjiptit, nga një familje me origjinë shqiptare nga Mati. Prindërit e tij rrjedhin nga dy familje të shquara që në kohën e Skënderbeut (Canameti, Stafa, Preni nga babai dhe Lala, Kola, Lufi nga nëna). Shkon në Paris në vitin 1961, për t’i kushtuar më pas 30 vjet të jetës së tij studimore dilemës së madhe rreth prejardhjes apo jo indo-evropiane të gjuhës dhe kombit shqiptar. Aref Mati në vitin 2003 botoi në gjuhën franceze librin: ”Albanie (Historie et langue) ou l’incroyable odyssée d’un people préhellénique”, ndërsa në vitin 2007 këtë libër e boton edhe në gjuhën shqipe: ”Shqipëria” (historia dhe gjuha) Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen”, Tiranë, Plejad 2007 (608 faqe). Mati ka botuar edhe veprën: “Greqia (Mikeanët = Pellazgët) ose zgjidhja e një enigme, Paris 2004”, (Grèce, mycéniens, pélasges ou la solution d'une énigme) teorinë e së cilës në vija të përgjithshme e shpërfaq edhe në këtë vëllim.

Geen opmerkingen:
Een reactie posten